Në kliniken tonë ne krenohemi për krijimin dhe mirëmbajtjen e buzëqeshjeve të bukura dhe të shëndetshme për pacientët tanë të rinj në një mjedis të butë dhe argëtues. Me objektiv krijimin e shendetit oral që zgjat tere jetën, mjetet tona kryesore janë edukimi I pacienteve dhe një program gjithëpërfshirës i kujdesit parandalues.
Si pjesë e një përpjekjeje për të mbrojtur nga prishja e dhëmbëve në fëmijëri, ne rekomandojmë trajtime periodike të fluorit dhe silanteve dentarë të vendosur në sipërfaqet e kafshimit të dhëmbëve të pasëm.